Pas dyshimeve të bazuara, janë arrestuar tre persona. Atyre iu janë kontrolluar edhe shtëpitë në Prishtinë dhe Gjilan, si dhe u janë sekuestruar 3 telefona, transmeton Kosova Post.
“Prishtinë, 17.11.2021 – 09:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë , nën dyshimin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi nga muaji gusht 2021, kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara (kartëmonedha në vlerë 500 euro). Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular” – njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./KosovaPost/