Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj në fshatin Kmetovc të Gjilanit, nën dyshimin se të njëjtit i kanë vjedhur 20 mijë euro një personi.
Dy prej të dyshuarve me vendim të -prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa një është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.