Një grua afgane që po përpiqej të arratisej nga Afganistani me dy fëmijët e saj vdiq teksa përpiqej të mbronte fëmijët e saj nga i ftohti. Ngjarja e trishtë ndodhi në fshatin Belasur, afër kufirit të Turqisë me Iranin, transmeton Kosova Post.
Në fshatin Belasur të Iranit, në afërsi të kufirit turk, një grua afgane me dy fëmijët e saj po tentonte të hynte ilegalisht në turqi, humbi jetën pasi nuk mundi të i duronte dot të ftohtin e acartë.
Derisa u pa se këmbët e nënës ishin të mbështjella me qese plastike dhe fëmijët e saj kishin çorape në duar, Guvernatori i Van tha se ngjarja nuk ndodhi brenda kufijve të Turqisë, por në fshatin Belasur, pjesë e Republika Islamike e Iranit, afër kufirit turk, dhe fshatarët që u përballën me rastin ua dorëzuan ushtarëve iranianë.
Gruaja afgane që donte të hynte në Turqi me dy fëmijët e saj 8-9 vjeç, nuk e duroi dot të ftohtin dhe vdiq.
Pamjet e marra nga fshatarët në fshatin iranian Belesor, i cili është afër vijës kufitare turke, zbuluan se nëna i kishte vënë çorapët në duart e fëmijëve të saj para se të vdiste. U pa se këmbët e nënës ishin mbështjellë me një thes. Fshatarët ndihmuan dy fëmijë të cilëve iu ishin fryrë duart nga i ftohti./KosovaPost/.