Sot, në Prishtinë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Presidentit të Grupit Çam z.Ali Aliu, përfaqësuesit z.Avdush Cakaj dhe grupit Plisat, shkruan Kosova Post.
Kështu ka bërë të ditur tifogrupi ‘’Plisat’’ përmes një shkrimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook.
“Plisat, nëpërmjet kësaj marrëveshje zotohemi se do t’i rrisim bashkëpunimet me shqiptarët në Çamëri dhe se do të jemi në përkrahje të tyre drejt realizimit të idealit të përbashkët, Shqipërisë etnike”, thuhet në njoftim.