Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka iniciuar procesin e rishikimit të teksteve shkollore.
Këtë e konfirmoi vet ministrja Nagavci përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.
“Rëndësi kyçe në këtë proces do të ketë instrumenti vlerësues i zhvilluar nga projekti KosEd, nga financuesi më i madh i projekteve të arsimit në Kosovë, Bashkimi Evropian“, shkroi ndër tjerash ajo.


























