Shkruan Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Washington USA
Nëse nuk e saboton faktori i brendshëm politik shqiptar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ky Kisinxher shqiptar, një ditë të afërt, do të laurohet edhe me Çmimin Nobel për Paqe për suksesin dhe për arritjen e tij në krijimin e klimës, të rrethanave dhe të marrëdhënieve paqësore, të mirëbesimit, të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë dhe miqësore mes shqiptarëve dhe popujve të tjerë, duke e shndërruar kështu Ballkanin në një oazë-zonë paqësore të Evropës së integruar dhe demokratike.
Ka plotësisht të drejtë avokati ynë i nderuar shqiptar Spartak Ngjela, që Albin Kurtin e ka cilësuar si “fenomen të ri politik në Ballkan”.
Nuk ka dyshim se Albin Kurti është një personalitet i tillë i ditur, me vision, i vendosur, i “armatosur” politikisht, diplomatikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Prandaj, shqiptarët jo vetëm në Kosovë, por në mbarë terrritoret e Shqipërisë etnike, duhet të ndihen të lumtur, që Albin Kurti është në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në kuptim të gjerë, që tash mund ta them se Albin Kurti nëse e ka mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve perëndimorë të saj, do ta zgjidhë problemin kolonial të shqiptarëve në Ballkan. Mbi këtë bazë, do t’i pajtojë shqiptarët me serbët, me grekët, me sllavomaqedonët dhe me malazezët. Kjo do të jetë strategjia afatgjatë gjeopolitike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare e Albin Kurtit – Kisinxherit të Ballkanit.
Për këtë fenomen të ri politik dhe për Vetëvendosjen, qysh para dhjetë vitesh, pata shkruar se, duhet të merren shumë seriozisht kërkesat dhe kritikat e tyre naga ana e oponentëve në pushtet, sepse që nga themelimi dhe veprimi i tyre racional politik, demokratik, kombëtar e shtetëror në mbrojtjen e interesave vitale të popullit dhe të Kosovës, dëshmuan gatishmërinë, seriozitetin, guximin dhe aftësinë e tyre politike në shtruarjen dhe në artikulimin e kërkesave të tyre të drejta për pavarësimin dhe për qeverisjen demokratike të shtetit të Kosovës.
Fenomeni politik Albin Kurti, është shpëtimi i Kosovës dhe i faktorizimit të politikës shqiptare në Ballkan
Kjo do të jetë strategjia e re agjendës kombëtare dhe shtetërore e Qeverisë Albin Kurti
Ndaj, kushdo që ta kundërshtojë këtë strategji që është në funksion të mbrojtjes së interest të çdo qytetari dhe të shtetit demokratik të Kosovës, sigurisht se do të përballet me sanksione përkatëse ligjore dhe kushtetuese, pa pardon nga ana e insntitucioneve dhe të organve të Qeverisë së re të Kosovës.
Natyrisht se, me këto ndryshime të reja rrënjësore në favorin e përmirësimit të kushteve themelore të ekzistencës dhe të standardit të jetesës normale të qytetarëve të Kosovës, që të mos jenë në plan të dytë e të tretë nga klasa e pasur sunduese dhe nga pushtetarët milionerë dhe miliarderë, nuk do të pajtohen leht plaçkitësit, uzurpatorët, korrupcionistët dhe shfrytëzuesit e ndryshëm, të cilët veç kapitaleve dhe pasurive të tyre pronësore -latifundiste, ata qe 20 vjet kanë “pushtuar” edhe qeveritë dhe parlamanetet e Kosovës, duke vjelur paranë e taksapaguesve të derdhur në buxhetin e Kosovës.
Ky ishte shkaku kryesor që Albin Kurti për dy dekda rresht nuk u votua nga populli i mashtruar dhe i manipuluar nga blerësit dhe nga shpërdoruesit e votave të tyre për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.