Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar shtet që kanë dalë hapur në mbështetje të shtetit që ai drejton në përplasjet e fundit me palestinezët, transmeton Kosova Post.
Në një postim në Twitter, duke radhitur flamurët e shteteve, Shqipërinë, Serbinë, Rusinë, Maqedoni e Veriut, Meksikën etj, Netanyahu i falenderon për mbështetjen që ata kanë drëguar në atë që ai e cilëson si e “drejta jonë për t’u mbrojtur kundër sulmeve terroriste.”
Mes flamujve mungon ai i Kosovës, Ministria e Jashtme e së cilës doli në krah të Izraelit vetëm disa orë më parë. KosovaPost/