Nexhmedin ef. Saqipi zgjidhet Reis Ulema i Rijasetit të Bashkësisē Islame të Serbisë
Dje është zgjedhur Reis Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë Nexhmedin ef. Saqipi. Mandati i tij është pesë vjeçar, transmeton Kosova Post.
Kuvendi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur dje me vota unanime zgjodhi Reis të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë në pozitën më të lartë të këtij institucioni Reis ul Ulema Nexhmedin ef. Saqipin nga fsh. Tërnoc, komuna e Bujanocit.
Delegatët e kuvendit nga Meshihati i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë ishin ata që me votën e tyre e diktuan rrjedhën e kuvendit zgjedhor. Vota e tyre ishte përcaktuese që ndikoi në rezultatin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve.
Reisit të ri i urojmë shëndet dhe suksese në punën e tij.
Urojmë që interesat e besimtarëve dhe qytetarëve të Luginës së Preshevës tani do të përfaqësohen në nivelin e merituar.
Shërbimi për Informim i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.


























