Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga dita e mërkure në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet me orar të rregullt.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në Qendrën për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune me datë 11 maj, ku do të punohet nga ora 08:00 deri në 16:00.
Kurse, Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpres punën me orar të zgjatur nga dita e sotme.
“Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt. Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri ne ora 16:00”, thuhet në njoftim./teve1.info/