Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

    2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit

    Anëtari boshnjak në KQZ, largohet nga mbledhja: Kandidimi i motrës së Donika Kadajt me koalicionin Vakat, uzurpon vendet e boshnjakëve

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për deputetë të 23 subjekteve politike

    Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret në zyrë stafin dhe lojtarët e Dritës

    Sveçla në Bruksel: Kosova shembull në riatdhesim dhe riintegrim, kërkon partneritete më të forta për sigurinë globale

    KPM ndalon transmetimin e spotit parazgjedhor të Listës Serbe

    KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Ministri Murati reagon ashpër ndaj “lajmeve të rreme”: Paga e 13-të është në buxhetin 2026, por opozita nuk e votoi

    Zotëria i Parë Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Organizuar nga Zonja e Parë, Melania Trump

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

8 vjet pa Astrit Deharin! Dëshmorët dhe terrori

04 Nëntor 2024, 19:40
në Lajme, OP / ED
8 vjet pa Astrit Deharin!  Dëshmorët dhe terrori
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Elvis Hoxha,
5 Nëntor 2017

Në këtë letër bëhet fjalë për tri kategori: për dëshmorët, për aktivistët dhe për të gjallët limit.

Si pikënisje le të deklarojmë se nuk ka asnjë kuptim t’i thuhet dëshmorit se u kry puna. Vdekja e tij ka qenë një vendim aq radikal në lidhje me normën e jetës, sa e ardhmja që përmban ky akt është një dëshmi e papërmbushur kurrë. Një vdekje prej dëshmori nuk mund të përmbushet nga jetët e të gjallëve. Mund t’ju duket tepër e rëndë, por besoj se duhet menduar në këtë mënyrë pakti i bërë mes një jete të dhënë dhe një jete që jetohet.

Mund t’ju duket aq patetik ky pakt sa të rrekeni e ta kundërshtoni. Mund të gjeni si kundër-argument cilësinë e dëshmorëve apo dhe rastësinë e bërjes së tyre dëshmorë. Në vend të kundër-argumenteve, më mirë dhe më së pari mendoni se dëshmorët dallohen nga dëshmia që sjellin në lidhje me banalitetin e njerëzimit. Përqëndrohuni dhe mendoni se si ata e çuan jetën e tyre në një zgrip nga ku është e vështirë me dalë përndryshe si dëshmorë, ose bartës të dëshmisë. Së dyti, mendoni se jeta ka shumë dinjitet kur ajo është dhënë prej dikujt që jetonte diku aty pranë, dhe se ky dinjitet këtej e tutje është e vështirë të durohet. Së treti, mendoni se rreth jush ka plot, ka tepër shumë njerëz që nuk ia ndjen për akte dhe pakte të tillë. Që e përndjekin jetën e tyre sikur asnjë relacion mos kishte me vdekjen e punuar të dëshmorit, me vajtjen e tij në zgrip të jetës. Pesha e të gjallëve që nuk kanë ndjeshmëri politike për këtë akt dhe për këtë pakt, nuk duhet t’ju shtyjë me dyshu forcën e dëshmisë, por me dyshu të gjallët e këtij tipi, jo jetën e tyre, por cilësinë e realitetit të tyre. Këta janë të gjallët limit, mjeranët e çdo kohe.

Këtë pak reflektim nuk ua adresoj këtyre njerëzve me pak gjallje, gjallesa në limit, por atyre që mendojnë të jenë gjallesa politike, pra gjallesa për tjetrin, aktivistë. Ia nisim me dëshmorin sepse ai e shtyu gjalljen e vet deri në vdekje nga cilësimi i lartë politik që vuri mbi jetën. Pikërisht sepse dëshmori është ai që e ngre jetën në një piedestal prej ku vdekja nuk është më e zakonshme. I është dashur me e ngritë jetën e tij në atë vlerë, sa me mohimin e saj mund të garantohet shpresa e ardhshme e të tjerëve, liria. Prej këtej nuk ka asnjë vlerë me iu adresu të gjallëve limitë. Jeta e tyre është e frymuar nga një frikë e përditshme e vdekjes. Ndërkohë që dëshmori beson se me jetën e tij mund të zgjidhë diçka për njerëzimin, këta me frikën e vdekjes mbushin jetën për çdo ditë. Dëshmori i afrohet vdekjes së mundshme për hir të jetës së të tjerëve, ndërsa për të gjallin limit jeta nuk vlen kurrë më shumë se frika prej vdekjes. Këta mjeranë nuk kanë kohë të mendojnë e besojnë në ekzistencën e ndonjë njerëzimi apo të ndonjë besëlidhjeje politike. Për ta dëshmori i mundshëm është terrorist. Nga optika e tyre ata kanë të drejtë: aktivisti dhe dëshmori kanë aq shumë besim në jetë sa ua shtijnë frikën. Aty ku aktivisti dhe dëshmori kanë vendosur besim, i gjalli limit ka shtënë vdekjen. I gjalli limit, ky mjeran, është terroristi i vërtetë.

Aktivistët jemi ne, unë dhe të ngjashmit e mi. Shumë mes skajesh kjo ekzistencë e jona. Është bërë e tillë që kur u ngjizën të parët, dëshmorët. Të dytët madje nisën të ekzistojnë kur u bënë të dukshëm. Pa dëshmorët, të gjallët limit nuk do të shfaqeshin dhe as njehsoheshin si të tillë. Jemi pra tre: dëshmorët si prodhues të realitetit, ne si mbartës të aktualitetit, dhe ata, të gjallët në limit.

çast më parë se të jetë e shkruar për mua”, apo “po e fal qëndrimin e fundëm me ju për ju”. Ja formula integrale të dhënies së fundësisë për një interes anonim të së ardhmes. Fundësi vetanake e dhënë për një të ardhme anonime. Me e dhënë të tashmen e vet për një të ardhme anonime, ky është çmimi më i lartë për jetën. Ky çmim i duket patetik dhe terrorist mjeranit, të gjallit në limit. Integrali është, që në atë çast, aktuali njerëzor. E kemi një formë tepër të afërt për ne: “Po e japim një pjesë të fisit për një komb, madje mund ta japim tërë fisin”. Ndaj, sado me mendu për këtë integral dëshmor, ne nuk ia mbërrijmë dot kurrë prej fundësisë së të gjallit. Sado të shkruajmë e të flasim, asnjëherë nuk do e mbushim dot hapin e hedhur, dëshminë e endur në vendosmërinë për me jetu lartësisht e për me vdekë thellësisht. E megjithatë, ne duhet ta flasim kapërcimin e një personi në subjekt dëshmor, duhet ta rrëfejmë me forcë për të tjerë të panjohur të ardhshëm. Nuk ia vlen me ua rrëfy atyre që nuk ndjejnë të tashmen e vdesin në të përditshmen. Ne synojmë një njerëzim të mundshëm dhe jo një frikë të pambarimtë prej vdekjes.

Ne flasim nga një territor me dëshmorë, prej aty ku duhet të projektohet kumti dhe turpi i të gjallëve që mbeten.

Dëshmori është integral, por dëshmia e tij është një diferencial që përshkruan mungesën e regjistrimit tonë politik dhe publik.Viktima dallon prej dëshmorit, sepse asaj i lipset dëshmia, ndërsa dëshmori e prodhon. Që të dy dëshmojnë për turpin e njerëzimit, por dëshmori punon për ta nxjerrë në pah, deri në vdekje. Ai e shpie jetën në zgrip për me nxjerrë në pah këtë mungesë.

jetojnë në mbiemrin e tyre të shkuar dhe në interesin e tyre të përditshëm.

Dëshmori ose familja Arbnor Astrit Dehari na flet vetëm nga aktualja, nga aksioni, nga dëshmia mbi rënimin e jetës dhe mposhtjen e besimit në kushtet e paqes. Të gjithë ne të tjerët jemi në një raport të pashtjellur mes të shkuarës së mbiemrit dhe të përditshmes së emrit, ndërsa dëshmori, për këdo ka vështrim e dëgjim, shpirt dhe besë, është raporti i shtjellur i së shkuarës në të tashmen: është kumt. Nuk ka të ardhme tjetër njerëzuese veç këtij shtjellimi të së shkuarës në të tashmen. Ne po flasim veç për njerëz, pra për politikë e si aktivistë politikë. Po flasim për përkatësi në fatet e njerëzimit, për subjektivitet, për aktual.

Nga lartësia e dëshmorit dhe mungesës së tij matet pesha e krimit. Po! Ka krim. Pesha e krimit është e barabartë me vrasjen që është kryer më 5 nëntor mbi njerëzit. Ata që e neoliberalizojnë vdekjen, përpiqen të neoliberalizojnë dhe krimin. Ky është përkufizimi i terrorizmit të kudondodhur. Ne as e liberalizojmë vdekjen dhe as e neoliberalizojmë vrasjen. Ç’vrasje? Vrasja, vënia në mungesë e mjekut të ardhshëm, studentit të shkëlqyer, aktivistit të papërtuar shoqëror dhe aktivistit të ndjeshëm politik. Nga lartësia e dëshmisë së dëshmorit, nga kujtimi i tij aktiv, mund me u mat pesha e krimit. Po! Ka krim! Pyesni prokurorin e akuzës për terrorizëm, dëshmitarin e burgut që e eleminuan, shërbimin absurd të burgut, qelinë ose skenën e vrasjes, mashtrimin e një prokurori të tallavasë për vetëhelmim, mbajtjen e shokëve të tij në arrest të tejzgjatur, mosmarrjen parasysh të ekspertizës alternative, ngushëllimin e paskrupullt të presidentit drejtuar familjes. Të gjithë elementët e një krimi që vijon të kryhet. Dëshmorit nuk duhet t’i thuhet asnjëherë u kry, sepse krimi vijon të kryhet.

Krimi ka shumë shtresa, po aq shtresa sa ka dhe akti dëshmues. Krimi kryhet prej pandjeshmërisë politike të institucioneve dhe të gjallëve limit, prej atyre që sot thonë se nuk ishte vrasje, se nuk mund të ishte vrasje.

Nga dëshmori, nga lartësia e tij matet turpi, turpi i të gjallëve. Ne jemi mes kumtit të dëshmorit dhe turpit që bie mbi jetën dhe të gjallët. Krimi rezulton të jetë shuma e akuzës më të rëndë për terrorizëm dhe vrasjes më të rëndë, vrasjes sekrete. Ky krim e barazon aparatin e pushtetit me makinën e pushtuesit. Ky pushtet e shtyu Astritin në sekretin e qelisë nga nuk e nxorri veçse të vdekur. Sot ky pushtet pushtues thotë se nuk ka fakte të vlefshëm për akuzën për terrorizëm. Mendoni cilësinë e akuzës për vrasje që mund t’i bëhet një pushteti të tillë. Mbi këtë pushtet pushtues rëndon pesha e vrasjes njerëzore, shoqërore dhe poltike. Duhet kërkuar hetim, drejtësi. Homazhi është pasi është dhënë drejtësia. Organizata bën homazh sepse ajo në vetvete e ka dhënë drejtësinë. Por institucionet që janë në fuqi nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Institucionet janë pesha e krimit dhe vendi i turpit. “Drejtësi për Astritin” është slogani që do të vazhdojë të bërtasë në mendjet politike.

Astrit Dehari është dëshmori i një paqeje të korruptuar fund e maje, dëshmori i një flamuri të shkymë e të dalun bese. Ai është dëshmor i një tipi të ri, me të cilin zor se do të mund të negociojnë shpirtrat tanë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

23 minuta më parë
Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit

Kosova ka kompensuar vik*timat e kr*imit me 1 milionë euro në vitet e fundit

27 minuta më parë
Anëtari boshnjak në KQZ, largohet nga mbledhja: Kandidimi i motrës së Donika Kadajt me koalicionin Vakat, uzurpon vendet e boshnjakëve

Anëtari boshnjak në KQZ, largohet nga mbledhja: Kandidimi i motrës së Donika Kadajt me koalicionin Vakat, uzurpon vendet e boshnjakëve

37 minuta më parë
KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për deputetë të 23 subjekteve politike

44 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH