Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë.
Sipas policisë një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotik
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa policia është në kërkim.
Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.