Shamaya Lynn u qëllua në kokë me armë zjarri, nga fëmija i saj, ndërkohë që ishte duke biseduar me kolegët e saj në Zoom, raporton Kosova Post.
Papritmas, ndërsa ishte duke biseduar, 21 vjeçarja, ndërsa prapa qëndronte një fëmijë.
Njëri nga kolegët e telefonoi emergjencën dhe pas pak minutash, ajo u gjet e vdekur, me një plagë në kokë e shkaktuar nga arma e zjarrit.
“Hetuesit përcaktuan se plagosja ishte shkaktuar nga një fëmijë, që gjeti një pistoletë të ngarkuar, e cila nuk ishte ruajtur mirë nga një i rritur në apartament”, deklaroi policia.
Sipas raporteve paraprake, arma i përkiste babait të vogëlushit.