Në nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në oborrin e objekteve institucionale është ngritur flamuri shtetëror.
Gjatë ceremonisë së kryer nga Garda Ceremoniale e FSK-së, të pranishëm kanë qenë ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Akti i ngritjes së flamurit sot shënon nisjen e aktiviteteve për nder të pavarësisë.