Raportohet se janë liruar 10 nga 21 nxënësit e rrëmbyer më 5 korrik 2021 në një shkollë të mesme në Nigeri (Afrika Perëndimore).
Sipas mediave lokale është paguar shpërblimi i kërkuar për lirimin e nxënësve që mbaheshin peng.
Mësohet se 10 prej tyre janë liruar, ndërsa 11 të tjerë janë ende në duart e personave të armatosur.
Raportohet se nxënësit e liruar janë ribashkuar me familjet dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në 5 shtator persona të armatosur kishin sulmuar një shkollë të mesme dhe kishin rrëmbyen një numër të madh nxënësish dhe kishin kërkuar shpërblim për lirimin e tyre.
Nga 1.400 nxënës të rrëmbyer vitin e kaluar (2020) në Nigeri janë liruar rreth 200./TRT