Ka nisur ceremonia hapëse e ushtrimit “Defender Europe ‘23” e organizuar nga NATO, ku pjesëmarrëse do të jetë Forca e Sigurisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni pritet të jenë krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj Evropës.
Derisa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javë më parë ka shprehur mbështetjen e plotë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, si dhe mbarëvajtjen e Stërvitjes.