Ministria e Kulturës ka njoftuar se ka nisur hartimi i projekteve të restaurimit për pesë monumente të trashëgimisë islame të Kosovës.
Projektet e restaurimit për Xhaminë e madhe në Ferizaj, Xhaminë e Çokut në Junik, Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë, Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe Xhaminë e Burojës në Skenderaj, i paraprijnë ndërhyrjeve restauruese të cilat do të nisin me të përfunduar projektet.