Është votuar me 120 vota për Komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve në seancën e tretë konstituitive të Kuvendit të Kosovës. Ky dakordim i deputetëve u arrit sot, pas mbledhjes që patën krerët e partive politike duke filluar nga ora 11:30.
“Deputetët të gjithë janë për komisionin e njëjtë”, ka deklaruar kryesuesi seancës, Avni Dehari, i cili është deputeti më i vjetri në moshë.
Përfaqësuesit e partive janë mbledhur në një sallë të Kuvendit dhe për 30 minuta do të përpilojnë raportin.


























