Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër sipas marrëveshjes së firmosur më 6 janar mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke, përcjell Kosova Post.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama përmes fotove shprehet se bëhet fjalë për një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë,”-