Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës janë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Roberston, një nga emrat që ktheu sytë e ndërkombëtarëve nga masakra e Reçakut dhe luftës së Kosovës, William Walker, ambasadorë dhe personalitete tjera të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës.
Ndryshe, Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.