Një person shtetas I Kosovës ka humbur jetën në një aksident trafiku sot në Shqipëri, saktësisht në rrugën Fushë Krujë-Vlorë, përcjell KosovaPost.
Viktima është nga Komuna e Lipjanit, ndërsa kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti u ka shprehu ngushëllime familjarëve.
“Lajm i trishtë për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjerë. E nderuara familje Rizani, Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


























