Jennifer Bryant, nëna e të voglit, tregoi në Instagram se si vogëlushi i saj 4 vjeç, ia zbrazi llogarinë bankare, duke e futur edhe në borxh.
Një fëmijë 4-vjeçar zbrazi llogarinë bankare të nënës së tij, pasi gabimisht porositi 918 lëpirëse që kushtonin mbi 2600 dollarë.
Nëna nga Bruklini i Nju Jorkut, e cila i ka edhe dy fëmijë, tregoi se si në këtë telashe e ndihmuan edhe të afërmit, në mënyrë që t’i përballonte shpenzimet.
Duke qenë që “Amazon” nuk e kthen mallin që blihet, ajo nuk kishte alternativa të tjera, përveç që ta paguante atë.
Vlera e 918 lëpirësve kushtonte saktësisht 2,618.85 dollar. Megjithatë, historia pati një fund të lumtur./KosovaPost/