Një burrë ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër, në Malishevë.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, derisa raportohet se ai dhe viktima kanë probleme psikike.
Ndërkohë, viktima me vendim të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.