Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vajzë të zhdukur në Fushë Kosovë, transmeton KosovaPost.
Rasti është raportuar në Polici të premten në ora 13:20.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e tij femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.
Rasti është në proces të hetimit.