Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në spital policin që bashkë me një tjetër u lënduan ditë më parë gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Skenderaj.
Njëri nga policët e lënduar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi.
“Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë! Njëri nga dy policët e lënduar në Skenderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi. Uniforma e shtetit duhet të respektohet! ”, ka shkruar deputeti Bajqinovci në Facebook.