Një fëmijë në Rahovec dje është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përcjell KosovaPost.
Në raportin e policisë thuhet se ekipi kujdestar mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion
“Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 24.12.2021-16:45. Është raportuar se në QKMF-Rahovec nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull pa shenja jete. Ekipi kujdestar mjekësor ka konstatuar vdekje e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia