Një grua ka raportuar se para tre muajve është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Sipas, Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur në Lipjan.
Rasti që po trajtohet si “Sulm seksual”, është raportuar në Polici të enjten dhe ka ndodhur në Lipjan. “Më 09.02.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajve është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.