Një objekt pranë termocentralit Kosova A, përfshihet nga flakët

Një objekt pranë termocentralit Kosova A, është përfshirë nga flakët.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:00, të së hënës.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, shihet teksa objekti është i tëri në flakë.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të flasë me policinë, por nuk ka  mundur të marrë përgjigje.

Deri në publikimin e lajmit, nuk dihen detajet nëse ka të lënduar dhe shkaktari i këtij zjarri.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika