Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur në fshatin Halabak të Podujevës ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë lidhur me këtë rast i cili ka ndodhur në orën 19:00 është sulmuar një person i cili së bashku me disa dëshmitarë është intervistuar.
Ndërsa, të dyshuarit për këtë rast sipas Flora Ahmetit zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës, janë identifikuar dhe janë në kërkim.
“Njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje ku për intervistim kanë shoqëruar ne stacion disa persona ( viktimën dhe disa dëshmitarë), ndërkohë që policia është në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.