Komuna e Podujevës do ta emërtojë të martën një rrugë me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack. E pranishme do të jetë edhe ish-zyrtarja gjermane.
Komuna njoftoi se ceremonia do të mbahet në orën 14:00 dhe do të marrë pjesë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi
“Njoftohen të gjitha mediat se të martën, më 18.06.2024, në orën 14:00 do të mbahet ceremonia e emërtimit të një rruge në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës ‘Agron Rrahmani’ dhe ‘Ali Ajeti’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Bedri Bajrami’ dhe ‘Fahri Fazliu’”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ish-eurodeputetes Pack i ishte dhënë edhe “Urdhri i Lirisë” nga presidentja Vjosa Osmani për kontributin e dhënë në lirinë e Kosovës.