Një person ka vdekur këtë të premte si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.
Këtë e bëri të ditur Baki Kelani, drejtor i Zyrës për Media në Policinë e Kosovës.
“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëra nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”.
Kelani ka bërë të ditur se në veturën e aksidentuar kanë qenë edhe katër persona, ku trej prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren.
Njësitet policore janë duke u marrë me rastin./kk