Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi sot Bosnjën dhe Hercegovinën, transmeton Kosova Post.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u regjistrua 19 kilometra nga Zenica.
Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte në një thellësi prej pesë. kilometrash.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme të tjera materiale. Kosova Post