Ishte hera e parë që Izraeli vizitoi Bahreinin në nivelin e Ministrit të Mbrojtjes. Në kuadër të vizitës së tij 2-ditore, ministri i Mbrojtjes Benny Gantz pritet të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit për sigurinë, transmeton KosovaPost.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz bëri vizitën e tij të parë zyrtare në vendin ishull me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Bahreinin. Kjo vizitë historike shënoi herën e parë që një ministër izraelit i Mbrojtjes vizitoi Bahreinin.
Vizita e ministrit të Mbrojtjes Gantz u mbajt sekret derisa ai arriti në kryeqytetin Manama për arsye sigurie. Në kuadër të vizitës pritet që të dy vendet të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e sigurisë dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të shitjes së armëve.
Ministri i Mbrojtjes Gantz, në kuadër të vizitës së tij do të takohet edhe me Mbretin e Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa./KosovaPost/.