Në seancën plenare të mbajtur me 23 nëntor të këtij viti kishte dështuar përbërja e re e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, kjo si pasojë e kuorumit, shkruan KosovaPost.net
Për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar vetëm 52 deputetë, ku pozita ka qenë kundër. Qeveria dhe partia që ka shumicën në kuvend janë kritikuar nga opozita se të njëjtit nuk kanë shprehur qëndrim për listën e propozuar për anëtarët e bordit të OShP-së.
Ndërkaq, në senacën e thirrur sot ka dështuar përsëri përbërja e këtij Bordi. Deputetët e Kuvendi të Kosovës me 64 vota kundër, 2 për dhe 1 abstenim nuk kanë miratuar përbërjen e re të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kandidatët e propozuar janë Ardian Behra si kryesues, Hasim Krasniqi, Faruk Rexhaj, Adem Spahiu dhe Ruzhdi Morina si anëtarë.