Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin po përshkallëzon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura.
Përpara samitit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës në Bruksel, ai vuri në dukje se Ukraina po hyn në një dimër tjetër kritik.
“Agresioni rus nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. Pikërisht e kundërta. Ajo po përdor Ukrainën si një terren testimi për raketat e saj eksperimentale dhe kthimin e ushtarëve të Koresë së Veriut për këtë luftë të paligjshme.”
Rutte gjithashtu nënvizoi se Putini nuk është i interesuar për paqen, shkruan abcnews.al.“Ai po ushtron presion duke u përpjekur të kapë më shumë territor”, tha Rutte, duke theksuar rëndësinë e rritjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën.