Nuk kalon raporti i Komisionit, Kuvendi shkon në pauzë për konsultim

Nuk ka kaluar raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 kanë abstenuar, me ç’rast kryesuesi i seancës konstituive njoftoi për një pauzë konsultative me subjektet politike.

Kuvendi shkon në pauzë prej 15 minutash.

Anëtari i Komisionit për verifikim të mandateve nga LDK-ja, Aremnd Zemaj, ka thënë se kanë votuar kundër raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.

“Edhe unë në emër të LDK-së, kam votuar kundër raportit, jo pse nuk përmban të dhënat e sakta nga KQZ-ja, por sepse nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë zgjedhur si deputetë. Për të siguruar siguri kushtetues, që nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë. Na është paraqitur një letër e dërguar nga kryeministri, letër që do të duhej të shpërndahej në ditën e certifikimit, para certifikimit”, ka thënë Zemaj në një deklarim për media në hollin e Kuvendit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin e komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.

“Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë që të mbajnë edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative, që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të behësh deputetët nëse je në pozicion ekzekutiv”, ka theksuar Krasniqi.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish