Një person është arrestuar pasi që e kishte kanosur një grua si nuk ka përfillur vendimin e gjykatës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë.
Policia kan theksuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur viktimën kosovare si dhe nuk ka përfillur vendimin e gjykatës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim të policisë.