Gjobës për mos-respektim të masave antiCOVID dhe bërjes fushatë në kohë pandemi , kur edhe janë masat kufizuese nuk i shpëtoi për të tretën herë me radhë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pra Lidhja Demokratike e Kosovës, për mos- respektim të masave anti-covid, gjobitet me dy mijë euro, e që është gjoba kjo e treta pas zyrtarizimit të datës së zgjedhjeve.
Drejtori i Inspkesionit në Prishtinë, Adonis Tahiri sapo ka publikuar edhe gjobën e radhës për këtë parti, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“ Askush mbi ligjin! Gjoba gjobë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.