Inspektorati i Prishtinës ka gjobitur Lëizjen Vetëvendosje për mos zbatim të masave për ruajten e shëndetit publik.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin! As VV! Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska”, ka thënë Tahiri.
2.000 euro është vlera e gjobës që i është shqiptuar VV-së, në takimin që kishte organizuar Vjosa Osmani dhe Arbne Vitija, së bashku edhe me anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, në një nga hotelet e qytetit.