Adem Zogjani, ish kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për komunën e Fushë Kosovës, ka kritikuar ashpër subjektin, pjesë e të cilit ishte dikur, duke akuzuar për vjedhje votash brenda partisë, transmeton Kosova Post.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se këto raste duhet të hetohen.
Vjedhja e votave brenda përbrenda partisë, duke i dëmtuar në shumë raste kandidatët të cilët i ka votuar qytetari, përbënë një dukuri mjaft të përhapur e cila vështirë identifikohet.
Megjithatë, Zogjani i është referuar një rasti konkret, prandaj ka bërë thirrje për vëmendje më të madhe institucionale.
Ky është postimi i tij i plotë:
Gjithnonë kan thënë:
Kur robêt e shpisë e vjedhin shpinê e vetë aty nuk ka bereqet.
Votimet janë të lira dhe demokratike.
Votuesi e voton ate që mendon se do ta përfaqsoj më së miri, prandaj e zgjedhë vet kandidatin.
Partitë politike përmes komisionerëve po vjedhin brënda përbrënda votuesve të vet dhe po i avancojnë kandidatët e preferuar të tyre.
Kështu i kishte ndodhur edhe ish Kryeministrit Bajram Rexhepi i cili kishte fitu numër të madh të votave,(katërshifrorë), dhe pas vjedhjes së votava të tija, jo vetëm se ju zbritēn numri i votave por nuk mbeti as kandidat i zgjedhur, dhe pas një viti kur e kuptoj të vërtetën u smurë nga tradhëtia dhe babesia e shokëve, mori kancerin dhe shkoj..
Unë kam votu në Harilaç KK Fushë Kosovë, por votat e familjes time nuk po dalin te kandidati që kemi votu.
Pse nuk hetohen rastet e vjedhjes dhe manipulimit të votës..??/KosovaPost/