Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, në Obiliq.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit. Ndërkaq, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës