Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ka nevojë për veprim urgjent dhe angazhim të guximshëm kundër ndryshimit klimatik.
Nga llogaria e tij në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, Ghebreyesus bëri një postim për shkak të zjarreve që janë paraqitur në zonën e pyllëzuar në ishullin Maui në Hawaii të SHBA-së.
Ngjarjet e motit ekstrem tashmë janë normalja e re dhe kanë shkaktuar dhimbje dhe shkatërrime të paimagjinueshme, deklaroi Ghebreyesus duke shprehur se “Zemra ime është me popullin e Hawaiit të përfshirë në këto zjarre vdekjeprurëse. Kundër ndryshimit klimatik ka nevojë për veprim urgjent dhe angazhime të guximshme”.
Për shkak të zjarreve në zonën e pyllëzuar në ishullin Maui kanë humbur jetën 36 persona, janë plagosur shumë të tjerë dhe janë dëmtuar shumë prona.
Bëhet e ditur se vazhdojnë 3 zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në ishull.