Paulo Dybala duket se i ka dhënë fund aventurës së tij te Roma pas dy sezonesh.
Mediat në Itali bëjnë me dije se sulmuesi argjentinas ka pranuar një ofertë faraonike nga Arabia Saudite, ku do të përfitojë 60 milionë euro në tre sezone.
Ai do të luajë për skuadrën e Al-Qadsiah, me këtë të fundit që i ka ofruar 15 milionë euro Romës, e cila kishte pranuar prej kohësh.
Tashmë Dybala pritet në Arabinë Saudite, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet si ylli më i ri që i bashkohet Lindjes së Mesme.