“Lufta civile mund të shpërthen në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë”, shkruajnë oficerët aktiv të ushtrisë franceze në letrën drejtuar Presidentit Emanuel Macron, transmeton Kosova Post.
Kjo letër e oficerëve vjen pas letrës së hapur të gjeneralëve francezë në pension, me ton kritik ndaj mungesës së politikave anti-ekstremiste dhe të sigurisë së përgjithshme.
Letra e oficerëve, ashtu si letra e mëparshme e gjeneralëve, u botua nga revista franceze “Valer aktuel”. Pa përmendur emrat e tyre, ndërsa theksohet se ata janë “luftëtarë që meritojnë respekt”.
“Këta janë oficerë të lartë, nderi i të cilëve u shkel në javët e mëparshme. Mijëra ushtarë francezë nënshkruan një letër të hapur, ushtarë që bënë çmos për të mbrojtur lirinë tonë. “Ju i trajtoni ata si rebelë, edhe pse mëkati i tyre i vetëm është se ata e duan vendin e tyre dhe pendohen për rënien e tij”, thuhet në letër.
Ndër të tjera në letër thuhet se “dhuna në qytetet dhe fshatrat tona” shihet gjithashtu si “urrejtje ndaj Francës dhe historisë po vazhdon’.
“Lufta civile po ‘zien’ dhe mund të shpërthej në Francë dhe ju e dini atë shumë mirë. Tani është koha për veprim për të shpëtuar atdheun tonë, dhe këtë herë ka të bëjë me mbijetesën e vendit tonë “, thuhet në letër.
Më parë, e njëjta revistë publikoi një letër nga më shumë se 1.000 zyrtarë ushtarakë, përfshirë 20 gjeneralë të pensionuar, duke kërkuar që Macron dhe qeveria të ndërmarrin veprime kundër rrezikut nga islamizmi dhe fanatizmit fetar, të cilat ata thanë se mund të “ndanin shoqërinë dhe të provokonin luftë civile në shtet ”.
Ata gjithashtu deklaruan se ushtria mund të ndërhyjë në rast se autoritetet ndjekin një politikë të butë ndaj ekstremizmit.
Zyrtarët francezë, përfshirë kryeministrin Jean Castex, nuk e përkrahën por e ‘dënuan’ letrën, shkruan sputnik. Francois Lecontre, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë franceze, i tha “Parisien” se 18 oficerë që nënshkruan letrën, të cilët u identifikuan, do të dënohen.
Por Marin Le Pen, udhëheqësi i Frontit Kombëtar, mbështeti letrën e oficerëve dhe gjerneralëve.
“Ndërsa qeveria e pandershme përshkruan letrën e gjeneralëve në pension si problemin më të madh francez, kjo në të vërtetë po ndodh në vendin tonë,” shkroi ajo në Twitter, duke ndarë një lidhje me lajmin për një rrahje brutale të një oficeri policie gjatë një operacioni kundër drogës kontrabandistë në periferi të Parisit në Bagnolet./Kosova Post/
Pendant qu’un gouvernement malhonnête décrit une tribune de généraux à la retraite comme le plus grand problème de la France, voilà ce qui se passe dans notre pays.
Je mettrai toute mon énergie à stopper net cette voyoucratie qui nous pourrit la vie. MLP https://t.co/Vyzp8PL4zk
— Marine Le Pen (@MLP_officiel) April 28, 2021