Ushtria izraelite mund të ketë shkelur në mënyrë të vazhdueshme parimet bazë të ligjeve të luftës dhe nuk ka arritur të bëjë dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve gjatë operacionit të saj ushtarak në Rripin e Gazës, njoftoi sot Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Raporti, i cili analizoi gjashtë sulme izraelite që shkaktuan një numër të madh viktimash civile dhe shkatërruan infrastrukturën civile, deklaroi se forcat izraelite “mund të kenë shkelur sistematikisht” parimet e dallimit të civilëve nga ushtarët dhe masat paraprake për të minimuzuar numrin e viktimave gjatë sulmeve.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, theksoi e ushtria izraelite nuk mori masa për të shmangur apo minimizuar viktimat civile gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës.abcnews.al.