Që kur është ‘zyrtarizuar’ varianti i ri i virusit, Omicron është parë një angazhim i madh i Policisë së Kosovës në teren, duke mbikqyrur nëse qytetarët po i respektojnë masat e Qeverisë, aniCovid, shkruan KosovaPost.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë se premtes, policia ka shqiptuar 362 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga virusi corona.
Ndërsa, të enjten, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër koronavirusit.
Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.
Vlen të theksohet se që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.