Protesta e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” po mbahet edhe sonte ne Beograd. Ata akuzojnë presidentin Aleksandër Vuçiq për vjedhjen e votave në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.
Ky koalicion kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, prandaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, anulimin e zgjedhjeve. Për parregullsi e vjedhje të votave kanë raportuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët kanë deklaruar se Partia Progresive e Serbisë ka manipuluar rezultatet zgjedhore, veçanërisht ne Beograd.
Ndërkohë Komisioni Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe është paralajmëruar formimi i Kuvendit të ri, që si datë e fundit është paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt.