Orban: Pa Serbinë në BE, Ballkani nuk mund të jetë stabil

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka konfirmuar së angazhohet për anëtarësim të shpejtë të të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke folur në seancë plenare të Parlamentit Evropian, Orban ka nënvizuar se vazhdon ta përkrahë politikën e balancuar të zgjerimit, të bazuar në merita.

“Presidenca hungareze beson fuqishëm se duhet të përshpejtojmë pranimin e Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik i Evropës, është çështje kyçe për ne, si në aspketin e sigurisë, ashtu edhe në aspektin gjeopolitik. Kjo është gjithsesi e dobishme për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Orban.

Shteti i tij kryeson me BE-në deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ai paralajmëroi mbajtjen e samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor gjatë kohëzgjatjes së presidencës dhe kërkoi që të ketë përparim në proceset evropiane deri në mbajtjen e këtij samiti.

Viktor Orban tërhoqi vërejtjen se Brukseli duhet të fokusohet më së shumti në Serbinë, të cilën e cilësoi si shtet kyç për stabilitetin e tërë rajonit.

“Pa anëtarësimin e Serbisë, ne nuk mund ta stabilizojmë Ballkanin. Për sa kohë që Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Ballkani mbetet një rajon jostabil”, deklaroi Orban në Parlamentin Evropian.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika