Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gje*nocidi ndaj çamëve

    “Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gje*nocidi ndaj çamëve

    Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

    Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

    Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

    Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3

    “Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj, 2 milionë euro në vit për ish-deputetët

    PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj LVV-së për gjoja shkelje të Kodit të mirësjelljes

    PZAP refuzon ankesat e kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave

    Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

    Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

    Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!

    Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!

    Policia apelon për kujdes të shtuar, paralajmëron masa ndaj zjarrvënieve

    Policia apelon për kujdes të shtuar, paralajmëron masa ndaj zjarrvënieve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zeka: Heqja e masave të BE-së do të varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

16 Tetor 2024, 20:12
në Ekonomi, Lajme
Zeka: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të paarsyeshme
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka mirëpriti marrëveshjet e nënshkruara së fundmi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, por tha se zbatimi praktik i tyre shpesh mbetet peng i politikës.

Ndërsa Kosova e shmangu rrezikun për të mbetur jashtë këtij procesi duke vendosur heqjen e ndalesës për hyrjen e mallrave serbe, Zeka tha se Prishtina humbi disa vjet kohë duke refuzuar të jetë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

“Ne në Odën Amerikane besojmë që janë humbur diku 3 apo 4 vite të vlefshme nga mos pranimi i Kosovës që të bëhet pjesë e asaj që njihej me emrin Ballkani i Hapur, pra një nismë tjetër për krijimin e tregut të përbashkët rajonal”, tha ai gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës, përfshirë edhe heqjen e masave ndëshkimore të Bashkimit Evropian Prishtinës, do të varen nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Zëri i Amerikës: Të hënën, në kuadër të procesit te Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe një deklaratë mbi një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal. Si i vlerësoni këto marrëveshje?

Arian Zeka: Natyrisht, marrëveshjet e reja të cilat janë nënshkruar në kuadër të iniciativës për thellimin e integrimit ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimit të tregut të përbashkët janë jashtëzakonisht të rëndësishme meqenëse po flasim për shtete të cilat janë relativisht të vogla dhe si të tilla kanë tregje jo pak të vogla. Edhe integrimi i tyre ekonomik dhe kjo përfshin edhe promovimin e asaj që njihet si katër liritë; liria e lëvizjes së mallrave, liria e lëvizjes së njerëzve, lëvizjes së kapitalit dhe shërbimeve, besoj që është e rëndësishme për arritjen e këtij integrimi. Për fat të keq janë shkaqet politike që shpesh herë po e pamundësojnë realizimin e këtyre marrëveshjeve në praktikë. Kosova u ballafaqua me një trysni të madhe javëve të fundit për heqjen e asaj që njihet si masë sigurie që ndalonte hyrjen e produkteve të Serbisë në Kosovë, ndërsa në anën tjetër kjo trysni nuk duket aq e madhe për disa prej shteteve të tjera, përfshirë edhe Serbinë e cila pamundëson eksportin e produkteve nga Kosova në tregun e Serbisë edhe Bosnjën në anën tjetër e cila as nuk i ratifikon dot marrëveshjen për qarkullimin e njerëzve vetëm me letërnjoftime edhe po ashtu pamundëson eksportin e produkteve nga Kosova në tregun e Bosnjës.

Zëri i Amerikës: Kosova shmangu rrezikun për të mbetur jashtë procesit te Berlinit duke vendosur heqjen e ndalesës për hyrjen e mallrave serbe. Aktualisht mallrat mund të hyjnë vetëm nëpërmjet një vendkalimi kufitar (në Merdarë). A është e mjaftueshme kjo?

Arian Zeka: Ai vendkalim është që ofron ndoshta infrastrukturën më të mirë për qarkullimin e mallrave të tilla. Edhe në të kaluarën ndoshta ka qenë vendkalimi më i ngarkuar edhe për importet edhe për eksportet e mallrave nga Serbia dhe eksportit të mallrave nga Kosova të cilat në mes të tjerash kalonin tranzit në territorin e Republikës së Serbisë. Për këtë arsye, sado që duket si një lëshim pe jo i plotë, megjithatë po flasim për vendkalimin kryesor kufitar. Vendkalimet e tjera, në pjesën veriore të vendit janë më të vogla dhe nuk janë të përshtatshme për qarkullimin e mauneve dhe rrjedhimisht duket sikur një fitore e vogël, simbolike e qeverisë së Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, besoj fitorja e vetme për vendin është fakti që ne nuk do të përjashtohemi nga marrëveshja e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore dhe nuk përjashtohemi nga nismat rajonale e në anën tjetër besoj që pasojat janë shumë më të rënda. Deri më tani është dëshmuar se sa herë dëshirojmë të ndërmarrim ndonjë masë të njëanshme ne do të ballafaqohemi me një trysni të madhe dhe pastaj si rezultat i asaj trysnie ne bëjmë lëshime të cilat mund të mos jenë të duhura. Ne në Odën Amerikane besojmë që megjithatë janë humbur diku 3 apo 4 vite të vlefshme nga mos pranimi i Kosovës që të bëhet pjesë e asaj që njihej me emrin Ballkani i Hapur, pra një nismë tjetër për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Aty u premtua edhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane se Kosova do të përfaqësohet pa fusnotë, pra me emrin e saj kushtetues, me simbolet e saj kushtetuese dhe rrjedhimisht do të mundësohej ky kalimi që tanimë po bëhet nga CEFTA në tregun e përbashkët rajonal ndërkohë ne i kemi humbur 3 apo 4 vite dhe rezultati fundor është që Kosova vazhdon të përfaqësohet aty me fusnotë dhe jo me emrin e saj zyrtar kushtetues.

Zëri i Amerikës: Lëvizja e lirë në rajon vazhdon të sfidohet nga qëndrimet politike. Ndonëse ka nënshkruar marrëveshjet për lirinë e lëvizjes në kuadër të Procesit të Berlinit që në vitin 2022 Bosnja, për shkak të qëndrimeve të Republikës Serbe, nuk e zbaton atë për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se nga një janari do ta zbatojë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, duke i lejuar qytetarët e Bosnjës të udhëtojnë pa vizë në Kosovë. Përse nuk ka më shumë trysni, sipas jush, ndaj Republikës Serbe për ta zbatuar marrëveshjen?

Arian Zeka: Nuk e di. Besoj që përgjigja më e mirë për këtë pyetje do të jepej nga vetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk ushtrojnë presion të përmasave të ngjashme me atë që bënë me qeverinë e Kosovës në javët e fundit. Besoj që kjo qasje asimetrike nuk u bën nder as vetë atyre. Në fund të fundit, ata janë ideatorë të një nisme të tillë dhe rrjedhimisht, duke qenë sponsorë të kësaj iniciative ata do të duhej të garantonin edhe suksesin e saj. Pavarësisht se Republika Serbe është një entitet i rëndësishëm në kuadër të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ajo nuk do të duhej të dominonte dhe nuk duhet të lejohej të kundërshtonte miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime.

Zëri i Amerikës: Veprimet rreth CEFTA-s dhe pjesëmarrja e Kosovës në takimin e radhës të Procesit të Berlinit, shënuan një nga rastet e rralla kohëve të fundit kur vendimet e qeverisë janë përgëzuar nga diplomacia perëndimore, e cila i ka kritikuar ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara në veriun e Kosovës. A mund të shënojë kjo një kthesë në marrëdhëniet shpesh të ndërlikuara të Kosovës me aleatët e saj?

Arian Zeka: Masa e sigurisë, e cila ndalonte importin e produkteve nga Serbia, që sipas Odës Ekonomike Amerikane, godiste rëndë prodhuesit e kompanive amerikane, gjermane, austriake, zvicerane e të tjerë, ndikonte në interesat tregtare të vendeve tona partnere. Por, pavarësisht se bëhet fjalë për një barrierë, e cila u kritikua shumë dhe u kërkua që qeveria e Kosovës ta shfuqizonte, problemi nuk qëndron këtu. Do me thënë problem për çfarëdo ndryshimi, mënyrën se si ne do të trajtohemi, përfshirë këtu edhe heqjen e mundshme të masave ndëshkimore të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do të varen nga zbatimi i dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, e cila në shkurt të vitit 2023 u reklamua si një marrëveshje mjaft e mirë, që synon arritjen e një pajtimi dhe arritjen e një marrëveshjeje më të madhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqja e Kosovës dhe ajo e Serbisë po mbajnë qëndrime ekstreme lidhur me këtë çështje. Rrjedhimisht, së paku në rastin e Kosovës, kjo po ndikon në avancimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo po ndikon edhe tek Serbia. Ajo që ndodhi me Shqipërinë ditëve të fundit, shkëputja e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE nga procesi integrues i Maqedonisë së Veriut, është një lajm i mirë se Bashkimi Evropian është ngopur me qëndrimet dhe masat populiste të qeverive të rajonit dhe dëshiron të shohë diçka tjetër.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

“Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gje*nocidi ndaj çamëve

“Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gje*nocidi ndaj çamëve

22 minuta më parë
Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

40 minuta më parë
Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

1 orë më parë
Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj, 2 milionë euro në vit për ish-deputetët

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH