Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) do të takohet në nivelin e Ministrave të Jashtëm nesër, pas sulmeve të Izraelit, njofton Kosova Post.
Është thënë se hapat që do të ndërmerren si përgjigje ndaj sulmeve të Izraelit do të konsultohen në këtë takim.
Ministria Punëve të Jashtme e Turqisë bëri informacionin e mëposhtëm për këtë temë :
“Përballë sulmeve të Izraelit ndaj territoreve Palestineze, takimi i Jashtëzakonshëm i Komitetit Ekzekutiv të OIC me Pjesëmarrje të Hapur në Nivelin e Ministrave të Jashtëm do të mbahet në 16 maj 2021, në iniciativat e konsultimit me autoritetet palestineze të vendit tonë dhe të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).
Në takimin që do të marrë pjesë edhe Ministri Punëve të Jashtme të Turqisë Çavuşoglu, do të konsultohen hapat që mund të ndërmerren brenda OIC dhe në arenën ndërkombëtare kundër sulmeve të Izraelit në territoret palestineze”./KosovaPost/.