Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindonin, këshilltarët e kabinetit dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës në orën 09:00, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova.
Ndërsa orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.